“Meta e çmontoi dje kryeterroristin Altin Dumani”, Blushi zbulon debatin e Metës me Prokurorët në SPAK: Pretenduan të kundërtën e…

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Tetor, 2024 20:11

“Meta e çmontoi dje kryeterroristin Altin Dumani”, Blushi zbulon debatin e Metës me Prokurorët në SPAK: Pretenduan të kundërtën e…

Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi komentoi sot në një konferencë për mediat debatet e ashpra një ditë më parë të ish-presidentit Ilir Meta dhe prokurorëve të posaçëm.

Sipas Blushit, Meta “e çmontoi dje kryeterroristin Altin Dumani”, i cili më pas u detyrua të linte sallën e gjyqit.

Blushi: Arrestim politik me urdhër të mafias shqiptare, të presidentit të Partisë së Lirisë u konfirmua me indeksin e zbatimit të ligjit, vendi ynë renditet në vendin e 89, Kosova në vendin 58, kurse Mali i Zi në vendin e 56.

Rama me kryeterroristin Altin Dumani, banda terroriste e Edi Ramës dhe Altin Dumanit. Meta u arrestua politikisht. Edhe dje e ka çmontuar nga brinjët Dum Dumanin siç e panë të gjithë shqiptarët duke e detyruar këtë qen sulmi dhe vrasës me pagesë të Edi Ramës të braktiste sallën e gjyqit. Ilir Meta është i arrestuar politik.

Si mund të mashtrojë një prokuror në sallën e gjyqit? Ata janë terroristë, nuk janë prokurorë. Nuk ka asnjë dinjitetin e kushëririt të tij Dumanit, është më i zi se ai.

Për fat të keq edhe në sallën e gjyqit, këta Prokurorë mafioze, pra ish –hetuesi i Komunizmit Arben Kraja me në krye Kryeterroristin Dumani, përfshi edhe atë Prokurorin Kallp, pretenduan të kundërtën e një fakti të njohur botërisht, rrëmbimin terrorist dhe dhunimin e Presidentit Meta, e kanë parë të gjithë shqiptarët.

Si mund të mashtrojë një Prokuror në sallën e gjyqit? Zoti Meta i ka çmontuar nga brinjët dje në sallën e gjyqit, se ata nuk janë Prokurorë, ata janë terroristë.

Top Channel

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Tetor, 2024 20:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.