Janevska: Filloi ndërtimi i shkollës në Çashkë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Tetor, 2024 21:06

Janevska: Filloi ndërtimi i shkollës në Çashkë

Ka filluar ndërtimi i shkollës fillore rajonale në fshatin Banjicë të komunës së Çashkës, ku mësimin do ta ndjekin nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën. Është vendosur një platformë betoni dhe pres që për dy muaj të përfundojë i gjithë procesi dhe ndërkohë kryetari i komunës do të sigurojë pajisje për objektin e ri të shkollës, raporton MIA.

Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në përgjigje të pyetjes kur nxënësit nga komuna e Çashkës do të fillojnë të mësojnë në gjuhën shqipe në seancën e sotme kuvendore kushtuar pyetjeve të deputetëve.

“Për fat të keq, problemi në Çashkë është i iniciuar politikisht. Aty deri vitin e kaluar fëmijët kanë mësuar së bashku në një gjuhë maqedonase dhe prindërit e nxënësve kishin nënshkruar pëlqimin për këtë. Por, zyrtarë të lartë të BDI-së vendosën se diçka nuk shkon dhe inkurajuan disa për të hyrë në grevë, dhe ndër të tjera krijuan një revoltë duke nxitur futjen e mësimit në gjuhën shqipe. E gjithë kjo është në dëm të nxënësve, por këtu po punohet dhe do ta tejkalojmë këtë problem të iniciuar artificialisht”, tha Janevska.

Ajo saktëson se në Banjicë do të ndërtohet një objekt shkollor i montuar në vlerë prej 6,6 milionë denarë, investim i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në të cilin do të mësojnë 12 fëmijë.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut më 13 shkurt ka vendosur që mësimi në shkollën “Todor Janev” në Çashkë të realizohet në objektin ekzistues deri në fund të vitit shkollor, ndërsa deri në fund të vitit kalendarik të ndërtohet një shkollë e re.

Në vitin 2023 ishte riaktualizuar çështja e protestave në Çashkë për pengimin e hapjes së paraleles në gjuhën shqipe në shkollën fillore “Todor Janev”, ashtu që prej 24 nëntorit të vitit 2023 kishte protesta të herëpashershme.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Tetor, 2024 21:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.