Auto Shkolla “Beko” shënon përvjetorin e parë me ofertë speciale për kandidatët e rinj!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Nëntor, 2024 16:00

Auto Shkolla “Beko”  shënon përvjetorin e parë me ofertë speciale për kandidatët e rinj!

Në përvjetorin e saj të parë, Auto Shkolla BEKOnga Shkupi me seli në rrugën Xhon Kenedi numër 1, ka kënaqësinë të njoftojë për një ofertë të veçantë dhe shumë speciale për të gjithë ata që dëshirojnë të fillojnë rrugëtimin drejt marrjes së patentë shoferit.

Me përkushtim për cilësi dhe profesionalizëm, Auto Shkolla BEKO po shënon këtë përvjetor të rëndësishëm duke ofruar ZBRITJE dhe PËRFITIME të veçanta për të gjithë kandidatët që do të regjistrohen deri më 31 Dhjetor 2024.

Në ofertën e këtij përvjetori përfshihet një zbritje SPECIALE në tarifën e regjistrimit, kurse teorike dhe praktike falas për disa pjesë të programit, të përshtatura sipas nevojave të secilit kandidat, testim falas i njohurive paraprake, për t’u siguruar që çdo kandidat e fillon kursin në nivelin e duhur dhe trajnime nga instruktorë të certifikuar dhe me përvojë shumëvjeçare në mësimdhënien e sigurt dhe efikase të drejtimit të automjeteve.

Drejtuesi i Auto Shkollës BEKO, Bekim Sejfullahu me këtë rast thotë se të gjithë kandidatët e rinj që do të regjistrohen deri në fund të këtij viti do të përfitojnë nga kjo ofertë SPECIALE e përvjetorit!

Auto Shkolla BEKO tashmë ka ndërtuar reputacionin e saj mbi përkushtimin me qëllim që të ofroj mësimdhënie të cilësisë së lartë, duke i ndihmuar kandidatët të fitojnë aftësitë e nevojshme për të qenë shoferë të përgjegjshëm. Kjo ofertë SPECIALE e përvjetorit është një mundësi ideale për të gjithë ata që dëshirojnë të marrin lejen e vozitjes me një kosto të përballueshme dhe nën mbikëqyrjen e instruktorëve më të mirë”, thotë drejtuesi i Auto Shkollës BEKO, Bekim Sejfullahu.

Me Auto Shkolla BEKO zotëroni RRUGËTIMET me besim dhe siguri! Mësoni se si të qëndroni të sigurt në kushte sfiduese dhe të shmangni rreziqet e mundshme në rrugë.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Nëntor, 2024 16:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.