Kodra e Diellit mbulohet nga dëbora

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Nëntor, 2024 11:11 Përditësuar

Kodra e Diellit mbulohet nga dëbora

Rreshjet e borës që nisën një ditë më parë, kanë mbuluar zonat më të larta, përfshi edhe Kodrën e Diellit dhe bashkë me këtë pritet të fillojë sezoni i ri turistik.

Autoritetet atje thanë se janë bërë të gjitha përgatitjet për një sezon pozitiv  dimërorë. Kjo qendër turistike është zbukuruar nga reshjet intensive që vazhdojnë të shtojnë trashësinë e borës në ato zona malore.

Përkundër reshjeve të dendura të borës, rrugët janë të kalueshme për në Kodër të Diellit, por nga Drejtoria e Rrugëve të Maqedonisë rekomandojnë për vozitje të kujdesshme, sidomos në orët e mbrëmjes. Temperaturat minimale sot në mëngjes kanë qenë -5 në Kodrën e Diellit, shkruan Tetova Sot.

Temperaturat minimale sot në mëngjes kanë qenë -5 në Kodrën e Diellit, -3 në Mavrovë, -2 Krushevë, -1 Berovë, 0 Ohër, Pretor, Prilep, 1 Tetovë, Manastir, Dibër, Kriva Pallankë, 2 Strumicë, Vinicë, 3 Shkup- Zajçev. Rid, Kumanovë, Shtip, 4 Shkup-Petrovec, Veles, Demir Kapi, Kavadar, 5 Gjevgjeli.

Lartësia e borës arrin në 22 cm në Berovë, 10 në Mavrovë dhe Kodrën e Diellit, 7 Krushevë dhe Pretor.

Gjatë natës ka mbizotëruar mot me reshje shiu, ndërsa në male me borë.

Në disa vende ka fryrë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi i veriut. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Nëntor, 2024 11:11 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media