Pas qytetit të Kumanovës ku u dogjën tre automjete dhe një lokal afarist, edhe Vizbegu është përballur me vandalizëm. Siç bëhet e ditur në raportin ditor të Ministrisë së Punëve të Brendshme, një veturë është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe se rasti në Sektorin e Punëve të Brendshme në Shkup është paraqitur në ora 04:00.
“Sot (02.12.2024) në ora 04.00 në SPB Shkup është denoncuar se në fshatin Vizbeg të Shkupit, ka shpërthyer zjarr në veturën “Folksvagen golf” me targa të Shkupit, në pronësi të M.Xh.(23). Ekipi i Brigadës së kundërzjarrit e ka shuar zjarrin, ndërkaq persona të lënduar nuk ka. Është kryer hetim”, thonë nga MPB-ja.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
2 Dhjetor, 2024 21:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.