Situata politike në vend, vjen reagimi i parë nga faktori ndërkombëtar

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Dhjetor, 2024 21:32 Përditësuar

Situata politike në vend, vjen reagimi i parë nga faktori ndërkombëtar

 Raportuesi për Maqedoninë e Veriut, Tomas Vaic, kërkoi nga Mucunski sqarime lidhur me situatën aktuale, sidomos mes partive shqiptare, raportet ndëretnike dhe të drejtat e pakicave.

“E drejta e pakicave është diçka që e respektojmë edhe në suaza të kornizës në BE. Edhe një pyetje lidhur me grupet e ndryshme etnike në shtet. E dimë se partitë politike shqiptare, pra, shohim se ka një lloj turbulence në ditët e kaluara. A janë këto tensione brenda bashkësisë etnike shqiptare që mund të shpijnë në rritjen e tensioneve etnike në shtet? Po ashtu na flisni edhe për korridorin 8 dhe 10 D, që është me rëndësi për ne në BE?!”, – theksoi raportuesi i RMV-së në BE, Tomas Vaic.

 E menjëhershme ka qenë përgjigja e Mucunskit, sidomos në pjesën e situatës së brendshme politike.

“Këto janë raste të izoluara dhe rrjedhin nga fakti i partisë konkrete, e cila nuk pranon se tani është në opozitë dhe bën gjithçka që të provokojë, dhe roli i Qeverisë nuk është politik, por të zgjidhë probleme.”, – u shpreh ministri i Jashtëm, Timço Mucunski.

Eurodeputetët përkujtojnë Mucunskin se hapja e klasterëve kalon nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.

“Hapi i radhës është hapja e klasterit që e quajmë, “Fundamentale”. Për këtë Këshilli ka vënë parakushte, pra ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut.”, – theksoi eurodeputeti, David Mcallister.

Mucunski, falënderues ndaj eurodeputetëve për angazhimin e tyre për përafrimin e vendit ndaj BE-së, të cilin e quajti organ mbrojtës në aspiratat e saja për t’iu bashkangjitur familjes evropiane.

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Dhjetor, 2024 21:32 Përditësuar