Kush po e keqinformon Brukselin? Kjo nuk duhet të kalon!
“E drejta e pakicave është diçka që e respektojmë edhe në suaza të kornizës në BE. Edhe një pyetje lidhur me grupet e ndryshme etnike në shtet. Shohim se ka një lloj turbulence në ditët e kaluara. A janë këto tensione brenda bashkësisë etnike shqiptare që mund të shpijnë në rritjen e tensioneve etnike në shtet? Po ashtu na flisni edhe për korridorin 8 dhe 10 D, që është me rëndësi për ne në BE?!”, – deklaroi jo më largë se ditën e hënë raportuesi për Maqedoninë e Veriut, Tomas Vaic, në takimin që pati me ministrin e Punëve të Jashtme Timço Mucunski, nga i cili kërkoi sqarime lidhur me situatën aktuale.
Shqetësuese nga ky takim dhe nga prononcimi i Tomas Vaic paraqitet dilema e tij kur thotë që nëse janë këto tensione brenda bashkësisë etnike shqiptare që mund të shpijnë në rritjen e tensioneve etnike në shtet?
Do të thotë që raportuesit për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Tomas Vaic i është përcjellë që tensionet ndëretnike janë shkaktuar si pasojë e tensione vebrenda bashkësisë etnike shqiptare. Ky dezinformim, është një tezë e rrezikshme që po liferohet në korridoret e Parlamentit Evropian dhe sigurisht edhe në kryqendrat e tjera diplomatike.
Ky perceptim sigurisht është ngritur mbi polemikat e përditshme që po zhvillohen brenga kampit politik shqiptar, por tensionet ndëretnike vijnë nga qarqe të tjera, ashtu sikurse ndodhi me rastin e festës së 28 nëntorit. Tensione etnike mes shqiptarëve nuk ka dhe nuk do të ketë.
Partitë politike shqiptare duhet të reflektojnë dhe të mos lejojnë që ky etiketim që po bëhet ndaj tyre, të perceptohet i saktë nga faktorit ndërkombëtar.
Në asnjë formë nuk duhet lejuar që fajtori kujdestar për atë që po ndodh dhe që do të ndodh në Maqedoninë e Veriut të jetë faktori politik shqiptar. Ky komplot diplomatik që po i përgatitet faktorit politik shqiptr, është e qartë se nga vjen dhe kujt po i shërben.
Të shënjestrohet politika shqiptare për atë që ndodh sot në Maqedoninë e Veriut, paraqet një moment dramatik në rrafshin diplomatik, në një kohë kur është e qartë se përse ndodhin këto zhvillime. Se kush nxit urrejtje ndëretnike, duhet të jetë një denoncim me adresë nga ana e të gjitha partitë politike shqiptare.
Partitë politike shqipare nuk e sollën në Kuvend ligjin e branitellave, nuk e nxitën shqyrtimin e ligjit për gjuhët dhe nuk e nxitën vendimin për heqjen e përkatësisë etnike nga ana e Gjykatës kushtetuese.
Partitë shqiptare pjesëmarrëse në qeveri, jo me çdo kusht duhet të arsyetojnë veprimet qeveritare që prekin interesat e komunitetit shqiptar, ashtu sikurse partitë opozitare të cilat betejën politike duhet t’a zhvillojnë në adresë të saktë.
Aty ku cënohet interesi kombëtar, nuk duhet të mbizotëron interesi grupor apo individual, sepse pasojat pastaj nuk do të arsyetojnë asnjë qëllim. Për atë që ndodh sot në Maqedoninë e Veriut, fajtor ka, por ata nuk janë eksplicitivisht shqiptarët.
Strategjia përçajë dhe sundo, është një libër i lexuar dhe këtë me siguri që e dijnë edhe drejtuesit e politikës shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
@redaksia flaka














