“Maqedoninë e pret një e ardhme e ndritshme”, ja kush e thotë

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Dhjetor, 2024 21:04 Përditësuar

“Maqedoninë e pret një e ardhme e ndritshme”, ja kush e thotë

Sundimi i së drejtës, zhvillimi ekonomik dhe eurointegrimet ishin tre temat mbi të cilat kanë folur zëvendës ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-ve, Aleksandar Kasanof dhe kryeministri Hristijan Mickoski. Kasanof theksoi se SHBA-të me seriozitet e merr ndihmën ndaj rajonit në luftën kundër korrupsionit duke shtuar se korrupsioni e minon besimin e qytetarëve tek institucionet.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Kasanof theksoi se sheh përkushtim të sinqertë në aktivitetet e qeverisë për anëtarësimin e plotë në BE. Ai tha se eurointegrimet ishin esenca e bisedimeve me Mickoskin. Sipas Kasanofit, administrata aktuale e SHBA-ve e udhëhequr nga presidenti Xho Bajden do të vazhdojë me ndihmën për Maqedoninë në përforcimin e demokracisë, reformave dhe aspirimeve ndaj BE-së. Kasanof shtoi se Maqedoninë e pret një e ardhme e ndritshme ndërsa Mickoski theksoi se edhe në kushte të gjeopolitikës së ndryshuar, vendi mbetet të jetë aleat dhe partner i SHBA-ve. 

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, pjesëmarrës të programit të IVLP sot janë takuar me ambasadoren e SHBA-ve në vendin tonë Angela Aggeler. Këtë e ka bërë të ditur deputetja e Frontit Europian nëpërmjet një statusi në fb deputeti i BDI-së Ilir Hasani.

“Ne eventin e sotëm të pritjes se Ambasadores se SHBA-ve exelences se saj znj. Angela P. Aggeler dhe Alexander “Sasha” Kasanof Zëvendës Ndihmës Sekretarit për Ballkanin Perëndimor, si dhe për Shtypin dhe Diplomacinë Publike në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, (pasardhës i Gabriel Escobar)”- ka shkruar Hasani.

Për dallim nga kryeparlamentari Afrim Gashi, i cili në postimin e tij harrroi z. Kasanof, na “harroi” neve nga BDI si dhe me organizimin e dobët të protokollit të kësaj pritjeje, mua më duhet të shpreh kënaqësinë dhe mirënjohjen për përkrahjen e jashtëzakonshme që na vjen nga të gjitha institucionet e shtetit më të madh mik për ne – SHBA-ve, si dhe të shpreh indinjatë për pritjen kaq të dobët nga ana e Kryetarit të Parlamentit.

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Dhjetor, 2024 21:04 Përditësuar