Në UT u mbajt orë letrare për Gjergj Fishtën dhe Faik Konicën

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Dhjetor, 2024 17:08

Në UT u mbajt orë letrare për Gjergj Fishtën dhe Faik Konicën

Në 84-vjetorin e lindjes së themeluesit dhe Rektorit të parë historik të Universitetit të Tetovës, Fakulteti Filologjik përmes programit studimor të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe organizoi orë letrare me temë: “Gjergj Fishta dhe Faik Konica dy shtyllat e mendimit dhe kulturës kombëtare shqiptare”.

Në këtë orë letrare u diskutua se si këta dy titanë të mendimit, bashkëpunuan dhe polemizuan; si përfaqësuan botëkuptime të ndryshme, për të njëjtin qëllim: zhvillimin dhe fuqizimin e Shqipërisë.

Dekani i Fakultetit Filologjik Prof. Dr. Berton Sulejmani në fjalën e tij theksoi se muaji dhjetor na jep mundësinë të nderojmë figura madhore të historisë dhe kulturës shqiptare si: Gjergj Fishtën shkrimtarin kombëtar dhe poetin më të madh epik të shekullit XX, Faik Konicën mjeshtrin e fjalës shqipe, dhe Fadil Sulejmanin themeluesin e Universitetit të Tetovës. “Fakulteti ynë sot përmes Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe organizon këtë aktivitet letrar, i pari që zhvillohet në hapësirat e Këndit të kujtesës të Prof. Dr. Fadil Sulejmanit, themeluesit dhe Rektorit historik të Universitetit të Tetovës. Shpresojmë që të shërbejë si nxitje për organizime tjera të ngjashme të cilat do të ndihmojnë në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të kombit tonë.” – tha dekani Prof. Dr. Berton Sulejmani.

Më pas profesoresha Nertila Ramadani foli për temën “Lirika e kryengritjes e Gjergj Fishtës” ndërsa profesoresha Albulena Dehari u fokusua tek “Roli i Gjergj Fishtës në formësimin e identitetit kombëtar shqiptar”.

Për rolin e Faik Konicës në ndërkombëtarizimin e çështjes kombëtare foli profesoresha Kaltrina Sadiki kurse për kritikat dhe vizionin e Faik Konicës për evropianizimin e Shqipërisë ligjëroi profesoresha Zymbyle Ameti.

Në këtë orë letrare u recituan edhe poezitë “Atdheu” nga studentja Egzona Misini dhe “Vajtim për robëri të shqiptarëve” nga studentja Sibora Hoxha. Ngjarja u përmbyll me një pikë artistike të interpretuar në violinë nga studentja e Fakultetit të Arteve Zulejha Saiti.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Dhjetor, 2024 17:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.