Data 11, Fronti Evropian thirrje: Eja sonte para Gjykatës dhe bëhu gardian i gjuhës shqipe
“Ftojmë të gjithë vullnetarët, pavarësisht përkatësisë politike dhe partiake, të bëhen pjesë e rojes së gjuhës. Eja sonte para Gjykatës dhe bëhu gardian i gjuhës dhe barazisë. Gjuha jonë, identiteti jonë”, qëndron në thirrjen e Frontit Europian të bërë publike pas konferencës për media të mbajtur sot para gjykatës kushtetuese në Shkup.
Sot Fronti Europian prezantoi nismën “Rojtari i gjuhës”. Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi në konferencë për shtyp para Gjykatës Kushtetuese, tha mes tjerash se deri më 11 dhjetor kur Kushtetuesja pritet të vendosë mbi Ligjin për Gjuhët, pjesëtarë të Frontit Europian por edhe qytetarë, do të qëndrojnë ditë e natë para Gjykatës.
“Prej këtij momenti fillojmë të bëjmë rojën për gjuhën, përtej agjendës partiake”, tha Ademi duke shtuar se u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve, pa dallim përkatësisë etnike apo fetare, të bëhen pjesë e nismës” – tha Arbër Ademi.