Përforcimi i bashkëpunimit për integrimin evropian mes Maqedonisë së Veriut dhe Moldavisë

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Dhjetor, 2024 14:20

Përforcimi i bashkëpunimit për integrimin evropian mes Maqedonisë së Veriut dhe Moldavisë

Pas nënshkrimit të Memorandumit për Bashkëpunim me Moldavinë në fushën e integrimit evropian, Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtazani, mbajti takim edhe me Ina Kosheru, kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme dhe Integrimin Evropian në Parlamentin e Republikës së Moldavisë. Takimi u përqendrua në përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale dhe përforcimin e bashkëpunimit në procesin e integrimit evropian.

Ministri Murtazani dhe presidentja Kosheru diskutuan për rëndësinë e harmonizimit të agjendave reformuese dhe përforcimin e dialogut parlamentar. Ata theksuan rëndësinë e shkëmbimit të praktikave të mira në harmonizimin e legjislativit, reformat në administratën publike dhe avancimin e institucioneve demokratike.

Murtazani riafirmoi gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut për të ndihmuar Moldavinë në proceset e saj reformuese, veçanërisht në fushën e sundimit të së drejtës dhe harmonizimin me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Kryetarja Kosheru falënderoi për mbështetjen e Maqedonisë së Veriut dhe theksoi rolin e bashkëpunimit ndërpartiak për implementim të suksesshëm të reformave. Murtazani dhe Kosheru konfirmuan angazhimin e përbashkët për  përforcimin e mëtejshëm të partneritetit në procesin e integrimit evropian.

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Dhjetor, 2024 14:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media