ASH-Sela: Himni në shkolla, hakmarrje ndaj dështimit për të shfuqizuar gjuhën shqipe

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Dhjetor, 2024 14:41

ASH-Sela: Himni në shkolla, hakmarrje ndaj dështimit për të shfuqizuar gjuhën shqipe

Propozimi për të imponuar himnin maqedonas në shkolla të mesme është një hakmarje e Qeverisë ndaj dështimit për të shfuqizuar gjuhën shqipe nga Gjykata Kushtetuese, kjo falë rrezistencës tonë të përbashkët me qytetarët. Këto masa janë vetëm vazhdimësi e politikave të Qeverisë monoetnike për të ngulfatur identitetin shqiptar dhe për të imponuar një nacionalizëm agresiv maqedonas, reagon ASH-ja e Ziadin Selës

Aleanca për Shqiptarët e ka thënë vazhdimisht se himni shtetëror nuk pasqyron realitetin multietnik dhe kohezionin mes bashkësive etnike në vend, por është një himn më shumë etnik maqedonas sesa shtetëror. Ky propozim i Qeverisë nuk do të arrijë as afrimin mes bashkësive as lojalitetin ndaj shtetit, por përkundrazi do të thellojë edhe më shumë hendekun mes bashkësive etnike në vend.

Ne i kuptojmë dhe nuk i arsyetojmë tendecat e VMRO-DPMNE-së për deshqiptarizim të shtetit, pasi këtë e kanë thënë hapur që në fushatë se “Maqedoninë do t’ua kthejmë maqedonasve”, por nuk e kuptojmë se si një zëvendës ministër shqiptar nga koalicioni VLEN pranon të jetë një nga përfaqësuesit e këtij ligji. A po dëshmon kjo se partitë shqiptare që në Qeveri hyjnë pa legjitimitet, nga servil dhe relativizues të vendimeve antishqiptare, tani janë shndëruar edhe në bashkëpunëtorë në këtë fushatë kundër shqiptarëve.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Dhjetor, 2024 14:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.