BDI: Kryeministri i qeverisë pa-legjitimitet të tërheqë iniciativën në Gjykatën Kushtetuese 

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Dhjetor, 2024 12:10

BDI: Kryeministri i qeverisë pa-legjitimitet të tërheqë iniciativën në Gjykatën Kushtetuese 

BDI kërkoi që kryeministri i qeverisë, sipas tyre, pa-legjitimitet të tërheqë iniciativën në Gjykatën Kushtetuese për rishqyrtimin e gjuhës shqipe dhe të ndalojë instrumentalizimin e gjykatës nëse do të dëshmojë se nuk është kundër gjuhës shqipe!

Nëse kryeministri i Qeverisë pa legjitimitet dëshiron të dëshmojë se nuk ka agjendë anti-shqiptare dhe nuk është kundër gjuhës shqipe, atëherë le të japë shembull duke tërhequr iniciativën e partisë së tij në Gjykatën Kushtetuese për të sfiduar përdorimin e gjuhës shqipe, si dhe të ndalojë instrumentalizimin dhe presionin mbi Gjykatën Kushtetuese për të vazhduar procesin e rinovimit të Marrëveshjes së Ohrit në mënyrë unilaterale.

Standardet e dyfishta, thuaj një gjë, bën diçka tjetër, nuk e kanë bërë kurrë një lider të vërtetë dhe as nuk kanë ndihmuar në ndërtimin e besimit ndërmjet qytetarëve të një shoqërie shumetnike si kjo e jona.

Gjesti i tërheqjes së kësaj iniciative dhe ndalimi i presionit ndaj institucioneve do të ishte një dëshmi konkrete që kryeministri nuk përdor deklarata boshe për të mbuluar veprime që shkojnë kundër barazisë dhe integrimit.

BDI i bën thirrje kryeministrit që t’i japë fund hipokrizisë dhe të tregojë me vepra se është për barazinë e të gjitha komuniteteve.

Çdo sjellje ndryshe do të konsiderohet si vazhdimësi e politikave që thellojnë ndasitë dhe dëmtojnë kohezionin ndëretnik, thonë nga BDI.

42
SONDAZHI

Sa e qëndrueshme është bashkëpunimi mes partive në Koalicionin VLEN?

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Dhjetor, 2024 12:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
42
SONDAZHI

Sa e qëndrueshme është bashkëpunimi mes partive në Koalicionin VLEN?

  • Shqipëria e paprekshme