FLAKA me audio lajme, dedikuar personave të verbër dhe me shikim të dëmtuar | AUDIO

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Dhjetor, 2024 22:22

FLAKA me audio lajme, dedikuar personave të verbër dhe me shikim të dëmtuar | AUDIO

Verbëria është një aftësi që zvogëlon të pamurit deri në një shkallë që shkakton probleme që nuk zgjidhen me mjete të zakonshme, siç janë syzet. Por secili person ka të drejtë të jetë i informuar me zhvillimet politike, sociale, sportive, kulturore e gjetiu.

Duke përdorur intelegjencën artificiale, Agjencia e lajmeve Flaka ka nisur rubrikën e re të audio lajmeve, një mundësi ideale për personat e verbër dhe ata me shikim të dobësuar. Audio lajmet janë një mundësi e mirë që personat e verbër të vijnë deri tek informacioni.

Teknologjia e inteligjencës artificiale na mundëson që në kohë reale të arrijmë të përgatisim audiu lajmet dhe sa më shpejt t’i bëjmë të qasshme për këtë kategori të shoqërisë, që kërkon vëmendjen tonë.

Ndonëse nisma është në fazat e para të testimit, të verbrit, që po e përdorin atë, shpresojmë që do t’u ndihmojë atyre të jenë më të informuar dhe në kohë reale.

Kur ka nevojë për t’u informuar, Flaka i jep mundësinë që me ndihmën e një personi të klikon te linku i lajmit dhe të zgjedh opsionin audio.

Ky opsion është ndër opsionet e para që gjenë zbatim te mediat elektronike në gjuhën shqipe. Si në rastin e parë kur Flaka vuri në qasje video lajmet duke shfrytëzuar intelegjencën artificiale, tani lançojmë edhe rubrikën e re të Audio Lajmeve, që vihet në shërbim sidomos të personave të verbër dhe me shikim të dëmtuar.

Për të testuar këtë version të audio lajmeve në Flaka, keni rastin të dëgjoni pikërisht këtë lajm që flet për rubrikën e re.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Dhjetor, 2024 22:22