U shtrenjtua rryma/ Shtrenjtimi i përgjithshëm është 0.92% sa është edhe te tarifa e lirë | AUDIO

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Dhjetor, 2024 00:13 Përditësuar

U shtrenjtua rryma/ Shtrenjtimi i përgjithshëm është 0.92% sa është edhe te tarifa e lirë | AUDIO

Energjia elektrike u shtrenjtua. Minimalisht, por megjithatë qytetarët nga janari do të kenë fatura më të larta. Rritja mesatare është 0.92%, por ka dallime mes blloqeve tarifore. Kështu që në bllokun e parë tarifore, rritja është 0.68%, në bllokun e dytë 0.9%, në bllokun e tretë 1.93% dhe në të katërtin 2.24%, ndërsa Kilovati në tarifën e lirë është rritur për 0.9%

Bislimovski theksoi se EVN Home si furnizues universal ka llogaritur se rritja duhet të jetë 4.4%, por kjo nuk është pranuar nga KRRE. Edhe pse janë pajtuar rreth pothuajse gjithë numrave, EVN Home-it nuk i është pranuar faktori për korrigjim, që të mos ketë shtrenjtim më të madh. I pari i KRrE-së theksoi se edhe shteti furnizuesit universal i ka borxh mbi 14 milionë euro dhe se me çmimin e ri do të kthehen vetëm një milion, ndërsa nga të ardhura shtesë të realizuara edhe dy milionë.

Çmimi i ri i rrymës starton nga 1 janari i vitit 2025.

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Dhjetor, 2024 00:13 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media