Mexhiti: Po vjen era shtet

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Dhjetor, 2024 15:31

Mexhiti: Po vjen era shtet

Edhe më tej nuk ka asnjë informacion zyrtar për vendndodhjen e ish zv.kryeministrit në ikje, Artan Grubi. Ndonëse ai ditën e 15 dhjetorit lëshoi shtetin përmes vendkalimit kufitar Bllacë, kjo nuk jep siguri se ai ndodhet atje. Së fundmi, zv.kryeministri Izet Mexhiti, në një paraqitje televizive tha se ka informacione se ndodhet në Shqipëri. Mexhiti tha se lufta ndaj korrupsionit do të jetë e pakompromis dhe askush nuk mund të jetë mbi ligjin.

“Tash ka shumë informacione por me rëndësi është që politika ka dhënë porosi që askush s’është mbi ligjin. Çdokush që ka shkelur ligjin duhet të përgjigjet. Lufta ndaj korrupsionit do të jetë e pakompromis ndërsa puna tjetër i mbetet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe organeve të drejtësisë të merren me këtë çështje”, tha Izet Mexhiti – Zv.kryeministër.

Mexhiti nuk deshi të komentojë kërkesat e avokatit të Grubit, që i ish zv.kryeministri të kthehet por jo në paraburgim në Shutkë. Ndërkohë Mexhiti i quan spekulime pohimet e LSDM-së se arratisja e Grubit është bërë në marrëveshje mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së.

“Nuk do të hyjë në komentim të kësaj. Është çështje spekulative por me rëndësi është se po kthehet shteti ligjor po vjen era shtet”, tha Izet Mexhiti – Zv.kryeministër.

Përpos Grubit, në vend tanimë një kohë të gjatë nuk ndodhet as Përparim Bajrami, i dyshuari kryesor për keqpërdorimet në Lotarinë Shtetërore. Në hetim janë të përfshirë edhe katër persona të tjerë, të Sektorit për Furnizime Publike në Lotarinë Shtetërore, të cilët kanë mbetur pa pasaporta./Alsat.mk

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Dhjetor, 2024 15:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.