Deri të shtunën do të ketë mot të ftohtë, erë dhe reshje bore
Botuar nga Linda Limani
23 Dhjetor, 2024 13:38 Përditësuar
Në ditët në vijim do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, i ftohtë dhe me erë me reshje lokale kryesisht bore.
Do të fryjë erë mesatare, në disa vende e përforcuar nga drejtimi verior, me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë.
Nga e shtuna, siç informoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, do të vijojë një periudhë të qëndrueshme, të thatë dhe më tej të ftohtë.
Botuar nga Linda Limani
23 Dhjetor, 2024 13:38 Përditësuar