Shkupi, qyteti me ajrin më të ndotur në Evropë

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Dhjetor, 2024 13:18

Shkupi, qyteti me ajrin më të ndotur në Evropë

Mëngjesin e sotëm Shkupi u gjend në krye të listës së qyteteve më të ndotura në Evropë, ndërsa në nivel botëror ishte në top dhjetëshen e platformës IQAir.

Sipas kësaj platforme, indeksi i ndotjes ishte 169, që e vendos Shkupin në kategorinë e qyteteve që kanë ajr të pasigurt.

Problemi me ajrin e ndotur mbetet problem kronik për Shkupin, ndërsa autoritetet janë gjithnjë në kërkim të masave urgjente për përmirësimin e kualitetit të ajrit për qytetarët.

Ata u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i shmangen qëndrimit për kohë më të gjatë në ambiente të hapura, veçanërisht ata me sëmundje kronike, fëmijët dhe të moshuarit.

Rekomandohet përdorimi I transportit publik, për shmangie dhe minimizim të përdorimit të makinëve private, me qëllim uljen e ndotjes.

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Dhjetor, 2024 13:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media