Gashi: Miratuam ligje me rëndësi thelbësore për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Dhjetor, 2024 17:59

Gashi: Miratuam ligje me rëndësi thelbësore për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi njoftoi se në seancën e sotme të Kuvendit kanë shqyrtuar disa pika, ndërsa kanë miratuar ligje me rëndësi thelbësore për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.

Ndër ta, u miratuan:

– Ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve, dhe
– Ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për Shoqëritë Tregtare.

Këto padyshim që pritet të kenë një ndikim të rëndësishëm në përmirësimin e kushteve dhe nevojave për fëmijët ,si dhe për forcimin e mjedisit të biznesit në vend.

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Dhjetor, 2024 17:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media