BDI: Vendimi për policin që përdhosi flamurin, provokim i rëndë ndaj bashkëjetesës!

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Dhjetor, 2024 13:28

BDI: Vendimi për policin që përdhosi flamurin, provokim i rëndë ndaj bashkëjetesës!

Vendimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme për të mbyllur rastin e policit që poshtëroi Flamurin Kombëtar Shqiptar pa asnjë përgjegjësi apo masë ndëshkuese është një akt i turpshëm dhe një shenjë e qartë e legalizimit të diskriminimit ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, reaguan ngq BDI.

Kumtesa:

Ky veprim tregon dështimin total të institucioneve për të mbrojtur dinjitetin e shqiptarëve dhe për të garantuar respektimin e të drejtave themelore. 

Përgjegjësia për këtë situatë nuk mbetet vetëm tek hakmareja etnike apo tek ministri Pançe Toçkovski, por edhe tek përfaqësuesit shqiptarë brenda qeverisë, të cilët me manipulimet e tyre të vazhdueshme dhe premtimet e rreme kanë tradhtuar interesat e shqiptarëve. 

 Zëvendësministri dhe përfaqësuesit shqiptarë të zgjedhur nga VMRO-DPMNE , që sot janë pjesë e kësaj qeverie kanë treguar paaftësi totale për të përfaqësuar dhe mbrojtur komunitetin e tyre, duke u bërë garantues të padrejtësisë dhe diskriminimit.  

Heshtja e tyre përballë këtij akti dhe shumë veprimeve të tjera diskriminuese është një turp i madh dhe një tradhti ndaj interesave kombëtare të shqiptarëve. 

KNë vend që të jenë mbrojtës të shqiptarëve, ata janë bërë vegla të pushtetit që në mënyrë sistematike poshtëron simbolet dhe dinjitetin tonë kombëtar. 

Kjo situatë nuk mund të tolerohet më. 

Shqiptarët janë lodhur nga manipulimet, premtimet boshe dhe tradhtitë e përfaqësuesve të tyre, të cilët vazhdojnë të veprojnë për interesa personale në vend që të mbrojnë të drejtat dhe interesat e komunitetit të tyre. 

Të gjithë ata që janë pjesë e kësaj padrejtësie do të mbajnë përgjegjësi përpara shqiptarëve dhe historisë.

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Dhjetor, 2024 13:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.