ASH-Gostivar: Për 22 vite pushtet BDI nuk bëri asgjë për mërgimtarët

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Dhjetor, 2024 18:36 Përditësuar

ASH-Gostivar: Për 22 vite pushtet BDI nuk bëri asgjë për mërgimtarët

BDI ishte pjesë e Qeverisë kur u realizua regjistrimi i popullsisë në vitin 2021 në Maqedoni. BDI u dakordua që mërgata të regjistrohet si banorë jo rezident në vendin tonë. BDI kishte zv. Drejtorin e Entit Shtetëror për Statistika, incitucion i angazhuar për realizimin e regjistrimit, por Ilmi Selami i BDI-së në vend të shqetësimit për mërgatën, u kujdes që edhe gjatë këtij operacioni kaq të rëndësishëm, të keqpërdoren para publike me blerjen e rreth 6000 laptopëve duke përvetësuar miliona euro. 

 Ftesa e mërgatës gostivarase në mbledhjen e nesërme të Këshillit komunal të Gostivarit, do ishte mirë të jetë ftesë për në selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël ku Ali Ahmeti do të jepte përgjigje më adekuate pse e la mërgatën jashtë popullatës së përgjithshme në Maqedoni. 

Valdet Xhaferi bën mirë që këtë situatë kaq të dhimbshme për bashëatdhtarët tanë të mos e keqpërdorësh për karrierën tënde politike, po llogari ti kërkosh kryetarit të partisë së tij. Kjo do të ishte më e ndershme dhe ndoshta do të na bindte se vërtetë kujdesesh për mërgatën.

 Në fund, duam që në emër të qytetarëve të Gostivarit, Valdet Xhaferit ti parashtrojmë dy pyetje:

 1. Na jep përgjigje për vlerësimin e tokave në Banjicë se në bazë të cilave kritere solle vendim derisa ishe Drejtor i Byrosë për Ekspertizë Ligjore, ato toka të merren me çmime qesharake për Bechte&Enka dhe pse çmimet në vendbanimet tjera nuk ishin përbuzëse sikurse në këtë fashat pjesë e qytetit tënd, Gostivarit? 

 2. Valdet Xhaferi akoma jemi në pritje të përgjigjes nga ana ytë derisa ishe në krye të Byrosë për Ekspertizë Ligjore pse lejove të vonohet superekspertiza për rastin në Llaskarcë ku jetën e humbën 16 bashkëqytetarë nga Gostivari dhe 38 përfunduan me lëndime të rënda?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Dhjetor, 2024 18:36 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.