LSDM: Regjimi po kthehet, Mickoski kërkon ta pushtojë drejtësinë

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Dhjetor, 2024 23:29

LSDM: Regjimi po kthehet, Mickoski kërkon ta pushtojë drejtësinë

Regjimi po kthehet. Deklaratat e Mickoskit se qeveria planifikon të shpërndajë Këshillin Gjyqësor me shkarkimin e 5 anëtarëve është një hap drejt pushtimit të plotë të gjyqësorit nga ana e qeverisë. Mickoski kërkon ta vë në kontroll gjyqësorin”, thuhet në reagimin e sotëm të LSDM-së ndaj deklaratave të kryeministrit.

“Kjo do të thotë shkelja e demokracisë, shkelja e ndarjes kushtetuese të pushteteve dhe kthimi në epokat e errëta të persekutimit politik përmes gjyqtarëve të kontrolluar dhe proceseve gjyqësore. Krejt në kundërshtim me të gjitha reformat dhe me atë që Mickoski nënshkroi në planin e rritjes vetëm pak muaj më parë në Bruksel. Në këtë mënyrë Mickoski i hedh reformat në gjyqësor në deponi dhe merr kontrollin dhe partishmërinë e plotë të gjyqësorit.

Duke ndjekur të njëjtën recetë nga koha e Gruevskit, kur gjyqtarët ishin vegla të regjimit dhe drejtësia ishte e shurdhër ndaj qytetarëve. Mickoski dëshiron të jetë edhe gjykatës edhe ekzekutor, për të dhënë drejtësi partiake në vend të drejtësisë juridike.

LSDM me muaj ka paralajmëruar se ky nuk është rast i izoluar, por strategji e Mickoskit dhe partisë së tij për t’i bërë gjyqtarët kukulla të cilët do të marrin vendime sipas direktivave partiake. LSDM-ja do ta kundërshtojë fuqishëm këtë dhe do të bëjë gjithçka që ta pengojë këtë okupim të pushtetit gjyqësor nga VMRO-DPMNE-ja”, shtojnë nga atje.

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Dhjetor, 2024 23:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.