VLEN: Zgjodhëm statusin e punonjësve dhe artistëve të Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Shqipe

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Dhjetor, 2024 17:29

VLEN: Zgjodhëm  statusin e punonjësve dhe artistëve të Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Shqipe

Deri sa punonjësit dhe artistët e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Shqipe me vite me ishin nën mëshirën e fatit, sot koalicioni shqiptarë në Qeveri VLEN, ka kremtuar zgjidhjen e statusit të tyre. Në pritjen që iu bë artistëve në hapësirat e qeverisë nga zëvendëskryeministri Arben Fetai dhe zëvendësministri i Kulturës Sedat Sulejmani, u tha se ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e këtij institucioni të kulturës shqiptare. 

Zëvendëskryeministri Arben Fetai  theksoi se kultura është pasuria jonë kombëtare dhe do të angazhohen edhe më shumë për të ruajtur trashëgimin e pasur kulturore shqiptare. 

“Sot, së bashku me zëvendësministrin e Kulturës dhe Turizmit, z. Sedat Sulejmani, mirëpritëm në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut punonjësit dhe artistët e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Shqipe për të kremtuar zgjidhjen e statusit të tyre të punësimit. Ky është një moment i rëndësishëm, i cili jo vetëm që përmirëson një padrejtësi të madhe, por edhe shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin dhe forcimin e këtij institucioni të rëndësishëm të kulturës shqiptare. Gjatë këtij takimi, diskutuam për rëndësinë e mbështetjes së artistëve dhe zhvillimit të kulturës sonë. Kultura është pasuri kombëtare, dhe angazhimi ynë është i palëkundur: të forcojmë Ansamblin duke ruajtur trashëgiminë e pasur kulturore dhe duke krijuar hapësira për energji të reja dhe ide inovative. Falënderoj të gjithë artistët dhe punonjësit që me talentin dhe përkushtimin e tyre mbajnë gjallë traditën tonë. Le të punojmë së bashku për një të ardhme ku kultura jonë do të ketë një rol qendror në identitetin kombëtar dhe do të frymëzojë brezat që do të vijnë!”, ka deklaruar zëvendëskryeministri Arben Fetai. 

Kujtojmë që mbi 30 artistë të Ansamblit për disa muaj kishin mbetur pa punë për shkak se nuk u janë vazhduar kontratat e punës. Ata ishin lënë në mëshirë të fatit nga menaxhmenti i kaluar, duke i premtuar se pas zgjedhjeve do të merrnin vendimet e përhershme të punës.

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Dhjetor, 2024 17:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.