Aksidenti në aksin Rashçe-Saraj, fëmija 4 vjeç është transferuar në Qendrën Klinike
Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë dhënë informacione zyrtare shtesë në lidhje me aksidentin në rrugën Rashçe-Saraj, përcjell TV21.
Nga MPB konfirmojnë se nga aksidenti për momentin ka shpëtuar një fëmijë 4 vjeç, që fillimisht ishte dërguar në spitalin e qytetit “Shën Naumi i Ohrit”, ndërsa më pas është transferuar në Qendrën Klinike.
“Më datë 02.01.2025 në ora 16:00 në SPB-Shkup është raportuar se në rrugën lokale në fshatin Rashçe, një veturë e udhëtarëve ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Vardar. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë dhe urgjenca mjekësore, ndërsa ekipi i njësitit “Tigrat” po merr masa për largimin e veturës. Në vendngjarje ndodhet edhe prokurori publik. Në orën 18:00 nga SPQ “Shën Naumi i Ohrit” na njoftuan se tek ata nga ana e kalimtarëve të rastit është kanë sjellë një fëmijë katër vjeçar, i cili më pas është transferuar në Qendrën Klinike”, thonë nga MPB.
Sipas informacioneve jozyrtare, në veturën që ra në ujërat e lumit Vardar kishte 5 persona. Autoritetet po vazhdojnë operacionin e kërkim-shpëtimit.
Aksidenti në rrugën Rashçe-Saraj, MPB: Fëmija 4 vjeç nga spitali “Shën Naumi i Ohrit” është transferuar në Qendrën Klinike.
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme përgjatë lumit Vardar, më saktë në rrugën Rashçe-Saraj.
Burimet policore bëjnë të ditur se bëhet fjalë për dalje nga rruga të një makinë brenda së cilës udhëtonin 5 persona të familjes Arsllani nga Gërçeci.
Bëhet fjalë për një çift të moshuarish, e reja e tyre dhe njëri prej djemve të çiftit. Alsat mëson gjithashtu se pasagjeri i pestë është një fëmijë 5 vjeçar i cili gjatë rrokullisjes së makinës në lumin vardar ka fluturuar jashtë makinës, është gjetur nga kalimtarët e rastit dhe me ndërhyrjen e tyre është sjellë në spitalin 8 shtatori në Shkup.
Ende nuk ka një pasqyrë të qartë rreth gjendjes shëndetësore të fëmijës ndërsa nuk ka ende asnjë gjurmë për 4 personat e tjerë në makinën e aksidentuar.