Aksidenti në aksin Rashçe-Saraj, Taravari: Qofshin të Parajsës këto viktima të pafajshme

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Janar, 2025 22:48

Aksidenti në aksin Rashçe-Saraj, Taravari: Qofshin të Parajsës këto viktima të pafajshme

Ky vit nisi me një aksident të tmerrshëm që ka rënduar shpirtin e secilit nga ne, shkruan ministri i shëndetësisë dhe lideri i ASH-së Arben Taravari, duke shprehur ngushëllime rreth tragjedisë që ndodhi sonte në aksin Rashçe-Saraj.

“Tragjedia e ndodhur në rrugën Rashçe-Saraj ka marrë jetën e një familje të tërë duke shpëtuar vetëm një fëmij 5 vjeçar prej tyre…Ngushëllime të afërmve! Qofshin të Parajsës këto viktima të pafajshme”, shkruan Taravari.

Informatat e fundit flasin që automjeti që është aksidentuar në Vardar afër fshatit Rashçe është tërhequr. Prej saj janë nxjerrë trupat e tre personave. Vazhdojnë kërkimet për personin e katërt, ndërsa nga aksidenti për momentin ka shpëtuar një fëmijë 4 vjeç, që fillimisht ishte dërguar në spitalin e qytetit “Shën Naumi i Ohrit”, ndërsa më pas është transferuar në Qendrën Klinike. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Janar, 2025 22:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media