Ndërprehet aksioni në Rashçë për të vazhduar nesër me kërkimin e personit të katërt

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Janar, 2025 22:08 Përditësuar

Ndërprehet aksioni në Rashçë për të vazhduar nesër me kërkimin e personit të katërt

Nxirret nga lumi makina bashkë me tre trupa të pajetë, derisa Policia dhe ekipet e shpëtimit deri në këto moment kanë qenë në kërkim të personit të katërt për të cilin supozohej se ndodhej në makinë.

Në këto moment është ndërprerë aksioni për të vazhduar nesër, për shkak të kushteve atmosferike dhe vështirësisë për të parë qartë, raporton Alsat.

Jozyrtarisht, bëhet e ditur se të tri viktimat janë gra, ndërsa personi që nuk është gjendur ende është mashkull.

Paraprakisht siç ka raportuar Alsat në makinë ka qenë edhe një fëmijë i moshës 5 vjeçe i cili gjatë rrokullisjes së makinës ka dalë nga makina dhe fatmirësisht atë e kanë gjetur disa kalimtar të rastit dhe e kanë dërguar në spitalin 8 shtatori, shkruan Alsat.mk

Nxirren trupat e pajetë të tre personave nga vetura që ra në lumin Vardar

Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) njofton se vetura e aksidentuar në Vardar është gjetur. Në të u gjetën trupat e tre personave.

“Automjeti që është aksidentuar në Vardar afër fshatit Rashçe është tërhequr. Prej saj janë nxjerrë trupat e tre personave. Vazhdojnë kërkimet për personin e katërt”, thonë nga QKM.

Në makinë ndodhej edhe një fëmijë katër vjeçar, i cili u shpëtua nga kalimtarët e rastit dhe u dërgua në klinikën e kirurgjisë pediatrike.

Aksidenti i rëndë në Rashçe – Policia ende në kërkim të personit të 4 që ndodhej në makinë

Nxirret nga lumi makina bashkë me tre trupa të pajetë. Policia dhe ekipet e shpëtimit në kërkim të personit të katërt për të cilin supozohej se ndodhej në makinë.

Paraprakisht siç ka raportuar Alsat në makinë ka qenë edhe një fëmijë i moshës 5 vjeçe i cili gjatë rrokullisjes së makinës ka dalë nga makina dhe fatmirësisht atë e kanë gjetur disa kalimtar të rastit dhe e kanë dërguar në spitalin 8 shtatori.

Vetura që ra në lumin Vardar është tërhequr, brenda janë tre pesona, vazhdojnë kërkime!

Automjeti që është aksidentuar në lumin Vardar afër fshatit Rahçe është tërhequr nga lumi. Prej tij janë nxjerrë trupat e tre personave ndërsa vazhdojnë kërkimet për personin e katërt, njoftoi sonte QKM.

Pasdite në ora 16:00, nga SPB Shkup është raportuar se një veturë e udhëtarëve ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Vardar në rrugën lokale për fshatin Rashçe. MPB-ja njoftoi se në vendin e ngjarjes janë dërguar menjëherë zyrtarë policorë dhe shërbime emergjente mjekësore, ndërsa ekipi i SAE Tigar po ndërmerr masa për largimin e veturës.

Në vendngjarje ndodhet edhe prokurori publik.

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Janar, 2025 22:08 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media