Tragjedia në Tetovë, MPB: Babai natën e Vitit të Ri e ka vr’arë djalin e tij pas një zënke

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Janar, 2025 20:45 Përditësuar

Tragjedia në Tetovë, MPB: Babai natën e Vitit të Ri e ka vr’arë djalin e tij pas një zënke

Gjatë ditës së sotme në Tetovë, një person i moshës 39-vjeçare u gjet pa shenja jete në banesën e tij që sipas të dhënave të policisë, dorasi është babai. Sipas policisë, mes viktimës dhe dorasit pati një konfrontim fizik që më pas dërgoi deri në vrasjen e S.N.

Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një pushkë gjuetie ndërsa viktima ishte i goditur në kokë. Ngjarja ka ndodhur më 31 dhjetor, por sipas të dhënave jozyrtare, pasi i ndjeri nuk është përgjigjur në telefon, pas çka një shok ka lajmëruar policinë.

“Sot (02.01.2025) rreth orës 18:50 në bllokun 70 në Tetovë, S.N.(39) është gjetur në shtëpinë e tij pa shenja jete, me plagë me armë zjarri në kokë. S.N. ka jetuar vetëm me babain e tij, i cili është gjetur pa ndjenja dhe nga ana e Emergjencës Mjekësore është dërguar në Qendrën Urgjente të Tetovës. Në dhomën ku është gjetur S.N. është gjetur një pushkë gjuetie. Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve për zbardhjen e rastit, në koordinim me prokurorin publik, është konstatuar se kemi të bëjmë
me vepër penale “vrasje” e kryer më datë 31.12.2024, ku pas një konfrontimi fizik të mëparshëm, M.N. (65) ka vrarë me pushkë gjuetie djalin e tij S.N. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgaditet parashtresë përkatës”, ka njoftuar policia.

Vrasje në Tetovë, babai dyshohet se ka qëlluar djalin e tij

Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotme në “Bllok 70” në Tetovë. Policia është në vendin e ngjarjes, ku edhe është gjetur arma ndërsa sipas informatave jozyrtare, babai është dërguar në spital, për shkak të gjendjes psikike.

SPB-Tetovë ka dhënë informacione zyrtare për ngjarjen tragjike në Tetovë, Sipas tyre, 39-vjeçari S.N, i cili jetonte vetëm me babanë e tij, është gjetur pa shenja jetë në banesë. Ne vendin e ngjarjes është gjetur edhe një pushkë gjuetie, ndërsa viktima, kishte plagë në kokë.

“Sot (02.01.2025) rreth orës 18:50 në Tetovë, personi S.N. (39) është gjetur në shtëpinë e tij pa shenja jete, me plagë me armë zjarri në kokë. S.N. ka jetuar vetëm me babain e tij, i cili është gjetur pa ndjenja dhe nga ana e Emergjencës Mjekësore është dërguar në Qendrën Urgjente të Tetovës. Në dhomën ku është gjetur S.N. është gjetur një pushkë gjuetie”, njoftuan nga SPB-Tetovë.

Në koordinim me prokurorin publik po merren masa për zbardhjen e rastit. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Janar, 2025 20:45 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media