Po rritet numri i pacientëve me grip dhe viruse të ndryshme

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Janar, 2025 23:52

Po rritet numri i pacientëve me grip dhe viruse të ndryshme

Me ardhjen e stinës së dimrit shtohet edhe numri i pacientëve të sëmurë me grip dhe viruse të ndryshme si tek fëmijët ashtu edhe tek të moshuarit. Mjekja Ferihane Bajrami thotë se aktuialisht mbizotëron gripi dhe është një sëmundje pak më e rëndë në krahasim me ftohjen e zakonshme e cila shfaqet e papritur dhe shkaktohet nga virusi i influencës A dhe B.

“Simptomet tipike të gripit janë temperaturat e papritura të larta të cilat shpeshherë shoqërohen edhe me ethe, ato shkojnë deri në 39 ose dyzet gradë celsius që shpesh janë rezistente nda antipiretikëve, pastaj kemi dhimbje fyti, koke, plogështi totale, koll i thatë, kemi humbje të oreksit dhe fëmijët ankohen në dhimbje të muskujve, vjellje dhe diare. Tek disa fëmijë gripi kalon lehtë dhe me trajtim shtëpiak që zgjatë nga 5 deri në 7 ditë, mirëpo tek disa fëmijë mund të ndërlikohet laringite, bronhite dhe pneumoni si dhe inflamacion të muskujve”, shprehet mjekja Ferihane Bajrami për RTVM2.

Në këtë sezonë të gripit me të rrezikuar janë fëmijët nën moshën dy vjeçare dhe ata që janë me sëmundje kroinike të zemrës dhe mushërive.

“Gripi është më i rrezikshëm tek fëmijët e vegjël ato nën moshën dy vjeçare si dhe tek fëmijët që janë me sëmundje kronike të zemrës, sëmundje kronike të mushëkrive si dhe ata që kanë problem neurologjike. Rastet e lehta të gripit mund të trajtohen në kushte shtëpiake me anë të rehidrimit oral, gjegjësisht konumimit të më shumë lëngjeve, vtaminave, vitamin c, gjithashtu duhet pushim dhe izolim gjatë simptomeve të gripit ndërsa ato raste që ndërlikohen dhe komplikohen patjetër duhet trajtim spitalor”, theksoi Bajrami.

Mjekja Bajarmi thotë se mënyrë më e mirë e parandalimit është që gjatë simptomeve të para të bëhet izolimi i pacientit, pushimi, marrja e vitaminave dhe vaksinës kundër gripit e cila preferohet për fëmijët me imunitet të dobët dhe me sëmundje kronike si dhe tek personat mbi 65 vjeç me sëmundje kronike.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Janar, 2025 23:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.