BDI i reagon LSDM: E urrejnë BDI, sepse i fuqizoi shqiptarët

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Janar, 2025 10:11

BDI i reagon LSDM: E urrejnë BDI, sepse i fuqizoi shqiptarët

Në një përpjekje të dëshpëruar për të mbijetuar politikisht, LSDM ka zgjedhur të shfrytëzon valën e albanofobisë, duke ndjekur rrugën e VMRO-DPMNE-së. 

Në vend që të përballet me krizën e vet dhe të marrë përgjegjësinë për dështimin e tyre, ajo po kërkon shpëtim duke i ushqyer maqedonasve një armik të rremë: shqiptarët.  

Por e vërteta është e thjeshtë: maqedonasit nuk e urrejnë BDI-në se kinse paska korrupsion – ata e urrejnë sepse BDI fuqizoi shqiptarët dhe ndryshoi ekuilibrat e vjetër të pushtetit dhe prishi monopolet etnike. 

Ata nuk e shohin BDI-në si problem të krimit, sepse vetë partitë maqedonase kanë sunduar këtë vend për 30 vjet duke e plaçkitur dhe degraduar. 

 Maqedonasit sot po manipulohet të besojnë se shqiptarët janë kërcënimi i tyre ekzistencial. 

Por kush po e mbjell këtë ide? 

Sot, partitë maqedonase, duke pasur në krye të qeverisë eksponentë të ‘botës serbe’, po mbjellin tek maqedonasit frikën se shqiptarët janë armiku i tyre. 

Në realitet, shqiptarët nuk kanë qenë dhe nuk janë kërcënimi ekzistencial i maqedonasve. 

Kërcënimi i tyre i vërtetë janë ata që mohojnë kishën e tyre, gjuhën e tyre, identitetin e tyre. 

Ata që duan ta mbajnë Maqedoninë e Veriut të dobët, të izoluar dhe të përçarë, janë ata që po injektojnë këtë psikologji frike. Albanofobia nuk është një ndjenjë spontane e maqedonasve – ajo është një projekt politik, i nxitur dhe i financuar nga interesa të huaja për ta mbajtur Maqedoninë e Veriut peng të konfliktit dhe pasigurisë. 

Dhe fatkeqësisht, partitë maqedonase, në vend që të udhëheqin popullin e tyre drejt një të ardhmeje të përbashkët dhe të sigurt, po zgjedhin ta përdorin këtë ndjenjë për përfitime të ulëta politike. 

Gjatë periudhës kur LSDM ishte në opozitë, deri në vitin 2017, kjo parti kishte bërë një fushatë të fuqishme kundër BDI-së, duke e akuzuar për shërbyerjen si “patericë e VMRO-së.” 

Ata tani po ndjekin të njëjtin udhëzim, duke përdorur albanofobinë si një mjet për të fituar pikë politike. 

Por koha e këtyre lojërave po mbaron. Shqiptarët nuk do të pranojnë të bëhen kurban i politikave të dështuara të LSDM-së apo DPMNE-së apo i agjendave të huaja që punojnë kundër Maqedonisë së Veriut. 

Ky vend nuk ka të ardhme mbi urrejtjen dhe ndarjet etnike. 

 Ata që sot zgjedhin të nxisin përçarje, nesër do të mbeten vetëm në rrënojat e një politike të djegur, reaguan nga BDI.

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Janar, 2025 10:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.