Gashi, Taravari dhe Ibrahimi janë ftuar në inaugurimin e Presidentit Donald Trump 

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Janar, 2025 22:28 Përditësuar

Gashi, Taravari dhe Ibrahimi janë ftuar në inaugurimin e Presidentit Donald Trump 

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH) dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, është ftuar të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të donald Trump si president, që do të mbahet më 20 janar 2025 (të hënën) në Uashington.

Nga ASH thonë që kjo ngjarje pasqyron një tjetër hap të rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve me ShBA.

Edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi është ftuar të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të donald Trump si president, që do të mbahet më 20 janar 2025 (të hënën) në Uashington.

“Ju njoftojmë se më 20 janar 2025, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Afrim Gashi do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ftesa dhe pjesëmarrja e Kryetarit Gashi në këtë ngjarje ka një rëndësi të veçantë, pasi forcon dhe thekson partneritetin e palëkundur dhe marrëdhëniet e ngushta midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, duke dëshmuar angazhimin për një bashkëpunim të vazhdueshëm në të gjitha fushat”, bëjnë të ditur nga kabineti i kryeparlamentarit Afrim Gashi.

Kryetari i partisë Alternativa, Zeqirija Ibrahimi, është ftuar në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, që pritet të mbahet më 20 janar.

Kjo ftesë paraqet një mundësi më shumë për të përforcuar lidhjet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, si dhe për të theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së shqiptarëve në zhvillimet ndërkombëtare.
Ceremonia e inaugurimit të presidentit të 45-të të SHBA-së pritet të mbledhë liderë dhe personalitete nga mbarë bota.

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Janar, 2025 22:28 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media