Izet Mexhiti thotë se u takua me Musa Xhaferin

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Janar, 2025 22:58

Izet Mexhiti thotë se u takua me Musa Xhaferin

Musa Xhaferi takohet me Izet Mexhitin. Aty në koktej kemi biseduar për rrjedhat politike, për dallimet politike dhe kjo është, nuk ka diçka të jashtëzakonshme, tha Izet Mexhiti në lidhje me informacionet që ka pasur së fundmi takim me Musa Xhaferin. Mexhiti thotë se ka kontakt me të gjitha partitë politike dhe se për këtë takim me Xhaferin nuk ka asgjë të jashtëzakonshme.

“Ka qenë pritje e Ambasadës së BE-së, ku janë të ftuar edhe kori diplomatik, edhe përfaqësues të partive politike, të ekzekutivit, deputetë dhe aty ka qenë edhe ambasadori i Shqipërisë, edhe i Kosovës, edhe shumë ambasadorë të tjerë. E kam thënë dhe e them, nuk kam hasmëri, komunikoj me të gjitha subjektet, komunikoj edhe me njerëz nga BDI, por kjo nuk është jashtë normales. Kjo aspak nuk nënkupton që kemi dallime politike, ato janë publike, mirë po komunikimi është normal. Mund të them nëse komunikojmë me VMRO-në, me LSDM-në, ZNAM-in, nuk kisha thënë me Levicën, por ndonjëherë edhe me ata takohemi në Kuvend. Kështu që besoj nuk është informatë e jashtëzakonshme nëse komunikojnë funksionarët shqiptarë, qoftë deputetë, ministra ndërmjet vete”, tha mes tjerash Mexhiti.

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Janar, 2025 22:58
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media