Sondazhi, reagon Instituti për Hulumtimet Sociologjike dhe Politike-Juridike

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Janar, 2025 21:16

Sondazhi, reagon Instituti për Hulumtimet Sociologjike dhe Politike-Juridike

Instituti për Hulumtimet Sociologjike dhe Politike-Juridike i demantoi pohimet e partisë politike Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), e cila në rrjetet sociale u lavdërua me rezultatet nga sondazhi i fundit ti IHSPJ-së se kanë mbështetje dyfish më të madhe nga të gjithë partitë e tjera etnike shqiptare së bashku, por megjithatë, nuk janë në qeveri.

Nga IHSPJ thonë se publikimet e BDI-së në Fejsbuk më 24 janar të vitit 2025 në mënyrë jo të besueshme i transmetojnë rezultatet nga sondazhi i tyre i publikuar dy ditë më parë, më 22 janar të vitit 2025.

“Rezultatet e transmetuara në publikimet e theksuara në asnjë mënyrë nuk mund të interpretohen si rejtingje partiake dhe nuk mund të merren si bazë për pohim se pjesë e konsiderueshme e mbështet partinë politike BDI”, janë decid nga IHSPJ.

Ata shpjeguan se rezultatet u dedikohen afërsisë së një pjese të të anketuarve me partitë.

“Përqindjet e prezantuara janë nxjerrë vetëm nga një pjesë e të anketuarve (rreth 40 përqind) të cilët fillimisht kanë njoftuar se janë të afërt me ndonjë parti politike. Në pyetjen e ardhshme, vetëm ata të anketuar janë pyetur që ta zgjedhin partinë me të cilën janë të afërt, duke rezultuar me rezultat për afërsi të një pjese të popullatës me partitë, e jo me rezultat për rejting partiak i cili u dedikohet popullatës së tërësishme”, thonë nga Instituti.

Nga atje, ata konsiderojnë se dezinformimi i këtillë i opinionit krijon dëm të drejtpërdrejtë në përpjekjet e shkencëtarëve dhe sektorit civil që të kontribuojnë drejt krijimit të debatit të shëndosh politik të bazuar në dëshmi.

“Është e qartë e theksuar se bëhet fjalë për afërsi me partitë për vetëm një pjesë të të anketuarve, gjithsej 421 të anketuar (diçka mbi 40 përqind nga sondazhi i përgjithshëm), e dhënë e cila nuk është përmendur në publikimet e partisë politike BDI”, thonë nga IHSPJ.

Instituti kërkoi nga aktorët relevant të përmbahen nga përhapja e dezinformatave ndaj opinionit.

Rezultatet nga sondazhi janë të qasshme në këtë link.

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Janar, 2025 21:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media