Shëndetësi – Taravari: Përfaqësimi i shqiptarëve nëpër borde është njëjtë

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Janar, 2025 22:04

Shëndetësi – Taravari: Përfaqësimi i shqiptarëve nëpër borde është njëjtë

BDI sot ka akuzuar se qeveria ka larguar nga puna anëtarët shqiptarë të bordeve të disa intitucioneve shëndetësore publike dhe i ka zëvendësuar me anëtarë të etniteteve të tjera. Ata thonë se ndërkohë që Taravari, gënjente opinionin se ishte ftuar në inaugurimin presidencial në Uashington dhe shëtiste rrugëve të atjeshme, këtu në vend janë ndërmarrë masa për të zëvendësuar anëtarët shqiptarë me persona të etnive të tjera.

BDI

“Shembujt e fundit përfshijnë: Në Klinikën Universitare për Sëmundjet e Syrit, anëtari i vetëm shqiptar i bordit, Nedim Kasami, është zëvendësuar me Violeta Bilbilovska. Në PHE Poliklinika ‘Zhelezara’, anëtari i vetëm shqiptar i bordit, Nuran Veseli, është zëvendësuar me Vesna Andonovska. Në Klinikën Universitare për Reumatologji, numri i anëtarëve shqiptarë është përgjysmuar nga dy në një, ku Shehu është zëvendësuar me Ivana Petkovska”.

Ndërkaq ministri i shëndetësisë Arben Taravari i pyetur lidhur me këtë tha se BDI është qesharak sepse përmendin vetëm klinikat ku është 1 shqiptar më pak, ndërsa nuk përmendin klinikat ku ka më shumë shqipëtar sesa ka pasur në të kaluarën.

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Janar, 2025 22:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media