Ahmeti: Të mbrojmë të drejtat e arritura të shqiptarëve dhe komuniteteve joshumicë

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Shkurt, 2025 23:15

Ahmeti: Të mbrojmë të drejtat e arritura të shqiptarëve dhe komuniteteve joshumicë

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sonte në Studeniçan mori pjesë në mbledhjen me popullin, të organizuar nga Dega e kësaj partie.

Gjatë takimit me banorët e Studeniçanit, u diskutua për rëndësinë e marrëdhënieve ndëretnike dhe ruajtjen e multietnicitetit si vlerë të pazëvendësueshme për stabilitetin e vendit.

“Ali Ahmeti theksoi nevojën për mbrojtjen e të drejtave të arritura të shqiptarëve dhe komuniteteve joshumicë, si dhe garantimin e barazisë dhe mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët, pa dallim. Një tjetër pikë thelbësore që u diskutua ishte zhvillimi i qëndrueshëm, që garanton një të ardhme të sigurt dhe të barabartë për të gjithë komunitetet”, thuhet në njoftimin e BDI-së. Ahmeti,

Ahmeti u shpreh më tej se shqiptarët kanë treguar gjithmonë maturinë dhe përgjegjshmërinë e tyre dhe janë të gatshëm të mbrojnë dinjitetin dhe të drejtat e tyre dhe se ata nuk e durojnë poshtërimin dhe nuk do të lejojnë që askush të minojë përpjekjet e tyre për barazi dhe respekt në këtë shoqëri.

“Ali Ahmeti siguroi se BDI do të vazhdojë të mbetet e angazhuar për forcimin e bashkëjetesës ndërmjet grupeve etnike dhe për përparimin e një shoqërie ku të drejtat e secilit respektohen dhe të gjithë përfitojnë nga zhvillimet dhe mundësitë e reja”, thuhet në njoftimin për media të BDI-së.

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Shkurt, 2025 23:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media