Evakuhohen edhe nxënësit e disa shkollave të tjera në Gostivar | VIDEO

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Shkurt, 2025 09:37 Përditësuar

Evakuhohen edhe nxënësit e disa shkollave të tjera në Gostivar | VIDEO

Pos nxënësve të Gjimnazit të Gostivarit, të lirë janë lënë edhe nxënësit e shkollës së mesme komunale të ekonomisë, medicinës dhe shkollës fillore Bashkimi, njofton Flaka

Nxënësit janë njoftuar nga mësimdhënësit që të lëshonin ambientet e shkollove, pak para mbarimit të orës së tretë.

Janë evaukuar edhe nxënësit e Gjimnazit në Gostivar

Disa shkolla në Shkup janë evaukuar për shkak të paralajmërimeve për bombë. Evaulime ka pasur edhe në qytetete të tjera. Në Gostivar, deri në momentet e raportimit të lirë janë lënë nxënësit e shkollës së mesme të Gjimnazit në Gostivar, njofton Flaka.

Paraprakisht, sipas raportimeve në media, të paktën gjashtë shkolla në të gjithë kryeqytetin janë evakuuar mëngjesin e sotëm për shkak të njoftimeve anonime për mjete shpërthyese.

Gjashtë shkolla në komunën e Aerodromit janë evakuuar mëngjesin e sotëm, mes tyre edhe shkolla fillore Aleksandri i Tretë Maqedonas. Gjithashtu morëm informacion se së paku një shkollë në lagjen Zhelezara është evakuuar për shkak të kërcënimit me bombë. E kemi fjalën për shkollën Grigor Prliçev. Paralajmërime për bombë ka pasur edhe në shkollën Petar Z. Penko në Butel.

Në vitin 2022, pati shumë raportime anonime për bomba nëpër shkolla në vend. Më pas Ministria për Punë të Brendshme ndryshoi protokollet për trajtimin e paralajmërimeve me bombë, që do të thotë se mësimi mund të rifillonte pasi të konstatohej se paralajmërimet ishin të rreme.

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Shkurt, 2025 09:37 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media