Një kopje e “Harry Potter”, një nga 500 të parat e shtypura në 1997, u shit në ankand në qytetin britanik Devon.
Ka një gabim drejtshkrimor në pjesën e pasme të librit për fjalën ‘Filozofi’ dhe në faqen 53 shkopi magjik renditet gabimisht dy herë në listën e pajisjeve. Kopja pritej të shitej nga 20 deri në 30 mijë paund, por ajo u shit për 18 mijë paund apo rreth 21 mijë 600 euro. Shtëpia e ankandeve e përshkroi atë si “një shembull të shkëlqyer të një kopjeje jashtëzakonisht të rrallë të botimit të parë”. Një kopje tjetër e romanit, por më e dëmtuar, u shit për 1300 paund. Fillimisht, vetëm një numër i vogël i kopjeve të Harry Potter u shtypën sepse nuk dihej nëse libri do të fitonte popullaritet.
Pasuan një seri prej gjashtë vazhdimesh të tjera dhe adaptime filmike, dhe Harry Potter është sot një nga librat më të njohur në botë. Edicioni i parë i “Harry Potter” u shit për 45 mijë paund vitin e kaluar, dhe një kopje e ruajtur plotësisht arriti në 69 mijë paund në mars të vitit 2022.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.