Katër persona, prej të cilëve tre nëpunës policorë, janë lënduar në fatkeqësi komunikacioni

Linda Limani
Botuar nga Linda Limani 10 Shkurt, 2025 22:48

Katër persona, prej të cilëve tre nëpunës policorë, janë lënduar në fatkeqësi komunikacioni

Katër persona, prej të cilëve tre nëpunës policorë janë lënduar në fatkeqësinë e komunikacionit, që sonte ka ndodhur në rrugën magjistrale Ohër – Strugë, te udhëkryqi për në fshatin Misleshevë të Strugës. njoftoi për MIA-n zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimovski.

Sipas tij, fatkeqësia ka ndodhur në ora 17 e 33 minuta mes automjeteve “Ford” me targa të Shkupit, pronë e MPB-së dhe “Opel” me targa të Strugës, pronë e M.A. (52) nga Struga.

“Në fatkeqësinë u lëndua shoferi i Opelit, konstatuan në Qendrën mjekësore Strugë. Udhëtarët e automjetit policor, D.P. (29) dhe D.K. (28), të dy nga Shkupi dhe D.J. (31) nga Kumanova, janë dërguar në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër për dhënien e ndihmës mjekësore. Për karakterin e lëndimeve të tyre do të vijojë informatë shtesë”, deklaroi Dimoski.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes po bëjnë ekipe policore.

Linda Limani
Botuar nga Linda Limani 10 Shkurt, 2025 22:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media