VMRO: Zaevi dhe Kovaçevski kanë harxhuar mbi 280.000 euro për reklama në Facebook

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Shkurt, 2025 21:21

VMRO: Zaevi dhe Kovaçevski kanë harxhuar mbi 280.000 euro për reklama në Facebook

Partia në pushtet VMRO-DPMNE ka theksuar se derisa ishin kryeministra Zoran Zaev dhe Dimitar Kovaçevski shpenzuan 280 mijë euro në reklamat në Facebook për siç thuhet gënjeshtrat dhe manipulimet e tyre, përcjell INA.

“Derisa LSDM vidhte shtetin, Zaev dhe Kovaçevski shpenzuan edhe 280 mijë euro për reklama në Facebook. 280 mijë euro përfunduan me promovimin e politikave të dështuara të LSDM-së, Zaevit dhe Kovaçevskit, të cilat e rrënuan vendin”, tha VMRO-DPMNE.

Më tje thuhet se LSDM, Zaev dhe Kovaçevski dhanë 280 mijë euro për të mbuluar përgjegjësinë për spitalin modular në Tetovë, për Durmo Tours dhe për tenderët e Vasko Kovaçevskit dhe për të gjitha krimet dhe dallaveret që kanë bërë.

“LSDM, Zaev dhe Kovaçevski shpenzuan 280 mijë euro për të shpërqendruar njerëzit derisa vëllezërit e Zaev dhe Filipçe po ndërtonin bashkë termocentrale fotovoltaike, ndërsa qeveria e Kovaçevskit ia jepte gruas tokë për një termocentral diellor. Në vend të popullit, LSDM, Zaev dhe Kovaçevski shpenzuan 280 mijë euro për gënjeshtrat dhe manipulimet e tyre”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.(INA)

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Shkurt, 2025 21:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media