Konstatohen parregullsi të shumta në Regjistrin Qendror

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Shkurt, 2025 23:08 Përditësuar

Konstatohen parregullsi të shumta në Regjistrin Qendror

Revizioni ka konstatuar parregullsi të shumta, lidhur me punën e Regjistrit Qendror siç janë shitja e automjeteve pa pëlqimin e Qeverisë, mospërputhje në evidencën e të ardhurave dhe mosfunksionimin e regjistrave të caktuar. Gjithashtu, janë evidentuar probleme me borxhet, parregullsi punësimi, paqartësi ligjore që ndikojnë në efikasitetin e institucionit.

Nga Enti Shtetëror i Revizionit kanë njoftuar se kanë kryer revizion të raporteve financiare, bashkë me revizionin e përputhshmërisë së Regjistrit Qëndror për vitin 2023, me ç’rast kanë dhënë një mendim të pafavorshëm.  Revizioni ka konstatuar se disa objekte ndërtimore me vlerë të blerjes prej 186.635 mijë denarësh, të cilat i janë dhënë Regjistrit Qendror me transformimin e ish-Entit për qarkullimin pagesor, janë regjistruar në mënyrë jo të rregullt në evidencat kontabiliste. Shkak për këtë situatë, sipas revizorëve, është trajtimi i papërshtatshëm i objekteve ndërtimore si mbështetje shtetërore, gjë që ndikon në të dhënat e paraqitura në pasqyrat financiare.

ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT

“Evidentim joadekuat është konstatuar edhe për investimet e kryera në ndërtimin dhe rindërtimin e objekteve ndërtimore në vlerë prej 15.185 mijë denarësh për të cilat nuk janë ndërmarrë aktivitete për vënien në shfrytëzim, edhe pse Regjistri Qendror i ka objektet në posedim dhe posedon certifikatë pronësie”, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Revizionit.”

Revizorët kanë konstatuar se toka në të cilën është ndërtuar ndërtesa administrative “Pallati Llazar Pop Trajkov” dhe e cila me Vendim të Qeverisë në vitin 2013 u është dhënë në shfrytëzim të përhershëm gjashtë institucioneve shtetërore, nuk është regjistruar në librat afaristë.

Revizorët kanë konstatuar edhe mobilje të blera në vlerë prej 1,36 milionë denarësh, të cilat nuk janë vënë në përdorim, për çka ekziston rreziku që të dëmtohen dhe të humbasin cilësinë e tyre.

“Shitja e automjeteve për pasagjerë është kryer pa marrë pëlqimin e Qeverisë, duke përdorur një Rregullore të brendshme, e cila nuk është në përputhje me procedurën e tjetërsimit të paraparë me Ligjin për Shfrytëzimin dhe Disponimin e Pasurisë në Pronësi Shtetërore dhe Komunale”, theksojnë revizorët.”

Regjistri Qendror vitin 2013 ka realizuar të hyra mbi 367 milionë denarë për shërbimet e kryera lidhur me regjistrimin, përpunimin dhe shpërndarjen e të dhënave, duke arkëtuar kompenzimin adekuat për këto shërbime, të përcaktuar me Tarifë nga Këshilli Drejtues me pëlqim nga Qeveria. Megjithatë, revizioni ka konstatuar se të dhënat për numrin dhe llojin e shërbimeve të ofruara nuk janë në përputhje me të hyrat e raportuara në evidencën kontabël, gjë që vë në pikëpyetje saktësinë dhe plotësinë e të hyrave të raportuara.

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Shkurt, 2025 23:08 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.