Taravari: VLEN-i i ka ruajtur të gjitha pozicionet në Ministrinë e Mbrojtjes

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Shkurt, 2025 23:10 Përditësuar

Taravari: VLEN-i i ka ruajtur të gjitha pozicionet në Ministrinë e Mbrojtjes

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka komentuar akuzat e BDI-së për uljen e përfaqësimit të shqiptarëve në Ministrinë e Mbrojtjes.

Në emisionin “Dialog te Lajmi”,  Taravari tha se VLEN-i i ka ruajtur të gjitha pozitat e shqiptarëve në Ministrinë e Mbrojtjes nga koha e BDI-së.

“Ministri i Mbrojtes më tha, të gjitha pozicionet që i kishte BDI-ja i keni edhe ju. Bile-bile, nuk kam kundër nëse keni njerëz që i plotësojnë kushtet edhe disa tjerë t’i avancojmë. Në Ministrinë e Mbrojtjes atë që e ka pas BDI-ja, ato pozicione, ata janë njerëzit, s’mund t’i ndryshojmë, disa i plotësojnë kushtet, disa jo, të njejtat pozicione i ka VLEN-i. Për këta që shkojnë në misione, atë për qindje që e kishte BDI-ja atë për qindje e merr VLEN-I”, tha Taravari.

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Shkurt, 2025 23:10 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media