ASH-Taravari: Vendimi i Gjykatës që tenton t’ia dhuron BDI-së ASH-në, shembull i kapjes së drejtësisë!

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Shkurt, 2025 15:50

ASH-Taravari: Vendimi i Gjykatës që tenton t’ia dhuron BDI-së ASH-në, shembull  i kapjes së drejtësisë!

Pas vendimit të Gjykatës Themelore në Tetovë për përkatësinë e partisë, ka reaguar ASH-ja e Arben Taravarit, shkruan Flaka

Sipas subjektit, ky është një akt i pastër i gjyqësorit partiak, i cili përpiqet të manipulojë vullnetin e qytetarëve dhe të shndërrojë një parti politike në plaçkë lufte për Ali Ahmetin.

”Dërgojmë një mesazh të qartë për gjykatësin Ilir Rexhepi dhe klanin e Ziadin Selës: përpjekja juaj për të kontrabanduar Aleancën për Shqiptarët është e dështuar! ASH është e popullit, e anëtarësisë dhe e njerëzve me dinjitet, që nuk shiten për një grusht privilegjesh, sikurse ju.

“Që nga themelimi, ideali i Aleancës për Shqiptarët ka qenë përmbysja e regjimit kriminal të Ali Ahmetit, i cili për motive korruptive ka dëmtuar rëndë interesat e shqiptarëve. Këtë amanet të shenjtë e ka çuar deri në fund lideri i ASH-së, Arben Taravari, i cili me përgjegjësi të plotë ka marrë mbi supe barrën e përfaqësimit dinjitoz të shqiptarëve në qeverisje. Vendimi skandaloz i gjykatësit Rexhepi do të bie përsëri në Gjykatën e Apelit. Deri në një vendim përfundimtar, që do të vendosë drejtësinë në vend, lëmë Selën dhe klikën e tij të vetëkënaqen me vulat imagjinare të gjykatësit Rexhepi. Për gjendjen në drejtës, flasin vetë qytetarët dhe organizatat ndërkombëtare”, thonë nga kampi i Taravarit.

Vetëm 2% e qytetarëve, thonë nga atje, i besojnë sistemit gjyqësor, ndërsa raporti i djeshëm i Transparency International kritikon ashpër ndryshimet skandaloze të Kodit Penal, të cilat mundësuan amnistimin e qindra ish-funksionarëve të regjimit Gruevski-Ahmeti.

“Ky vendim politik i gjykatësit Rexhepi na motivon edhe më shumë për të ndërmarrë reforma të thella në drejtësi. Nismat për shkarkimin e Kryeprokurorit dhe pesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor janë hapa të rëndësishëm për vendosjen e shtetit të së drejtës dhe intensifikimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Ndaj gjykatësit Rexhepi do ngrihet procedure për llogaridhënie. Drejtësia nuk do të mbetet peng i pazareve politike”, përfundon reagimi. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Shkurt, 2025 15:50
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media