Akuza, VMRO-DPMNE: Kryeprokurori Kocevski është mbrojtës i funksionarëve të LSDM-së

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Shkurt, 2025 11:57

Akuza, VMRO-DPMNE: Kryeprokurori Kocevski është mbrojtës i funksionarëve të LSDM-së

Në vazhdën e thirrjeve të pushtetit ndaj kryeprokurorit Lupço Kocevski që të japë dorëheqje, pas vendimit të qeverisë për nisjen e procedurës për shkarkimin e tij, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski, thekson se kryeprokurori nuk ka bërë asgjë që të rritet efikasiteti në procedura dhe për këtë duhet të largohet nga pozita. Sipas tij, ai është mbrojtës i funksionarëve të LSDM-së.

“Prokurori Publik Lupço Kocevski me muaj i mbroj ish funksionarët e LSDM-së, Prokurorinë e ka transformuar degë të tyre. MPB dhe institucionet tjera kanë ngritur dhjetëra procedura, ndërkaq realizimi nga Prokuroria Publike është e barabartë me zero. Edhe pse kishte mundësi disa muaj, të tregojë se mund të punojë sipas ligjit, ai ka vazhduar të jetë i dëgjueshëm i LSDM-së. Qytetarët me të drejtë janë të dëshpëruar nga prokuroria dhe gjyqësori. Lupço Kocevski, si shef i Prokurorisë Publike tërësisht është hedhur në mbrojtje të ish funksionarëve të LSDM-së dhe personave të afërm të tyre”, deklaroi Brane Petrushevski, VMRO-DPMNE. 

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Shkurt, 2025 11:57
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media