Taravari: Anketat tregojnë se Limani ka mbështetje të madhe nga qytetarët e Gostivarit

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Shkurt, 2025 13:50

Taravari: Anketat tregojnë se Limani ka mbështetje të madhe nga qytetarët e Gostivarit

U.d. kryetari aktual i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani me gjasë do të jetë kandidat për kryetar komune në zgjedhjet e ardhshme lokale, tha sot ministri i Shëndetësisë nga koalicioni VLEN, Arben Taravari.

Sipas Taravarit, anketat tregojnë se Limani ka mbështetje të madhe nga qytetarët.

“U.d. kryetari aktual i Komunës së Gostivarit, sipas anketave që i bëjmë, ka mbështetje të madhe nga qytetarët. Shpresoj të jetë kandidat potencial për kryetar komune, por ende nuk jemi koordinuar mes VLEN-it dhe Aleancës për Shqiptarët. Megjithatë, ka shanse të mëdha që ai të jetë kandidat i përbashkët i koalicionit për kryetar komune”, deklaroi Taravari.

Limani u bë u.d. kryetar komune i Gostivarit në qershor të vitit të kaluar, pasi Taravari u tërhoq për t’u bërë ministër i Shëndetësisë.

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Shkurt, 2025 13:50
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media