Radev i prerë: S’pranojmë ndryshime në asnjë marrëveshje të arritur deri më tani!

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Shkurt, 2025 11:51 Përditësuar

Radev i prerë: S’pranojmë ndryshime në asnjë marrëveshje të arritur deri më tani!

Presidenti bullgar Rumen Radev, në takimin me kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Kosta, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, tha se Bullgaria nuk pranon ndryshime në marrëveshjet me Maqedoninë e Veriut.

Sipas Rumen Radev, ambicia e deklaruar e vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE është një mundësi për të zgjeruar hapësirën e bazuar në parimet e demokracisë dhe sundimit të ligjit, dhe në këtë mënyrë të forcohet stabiliteti i rajonit.

Në këtë drejtim, Radev shprehu shpresën se Republika e Maqedonisë së Veriut do ta bëjë këtë.

“Maqedonia të fillojë zbatimin real të Konsensusit Evropian nga viti 2022. Bullgaria nuk parashtron kërkesa të reja për perspektivën evropiane të RMV-së, por as nuk pranon ndryshime në marrëveshjet e arritura, të inkorporuara në kuadrin e negociatave, tha presidenti bullgar në takim”, tha Radev.

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Shkurt, 2025 11:51 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media