Ahmeti për vetingun partiak: Gjithçka mund të harrohet, por hajduti jo!

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Shkurt, 2025 17:58

Ahmeti për vetingun partiak: Gjithçka mund të harrohet, por hajduti jo!

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti së fundmi nga Prespa ka dërguar mesazh deri tek institucionet për realizimin e vetingut për çdo parti politike dhe për çdo funksionar. Ahmeti thotë se deri tani, as LSDM e as VMRO-DPMNE nuk ka shprehur vullnet për veting.

“4 vjet ka, zverdhet dokumenti për veting të bëhet. Kam kërkuar në Prokurorinë Speciale. Kam kërkuar në Prokurorinë e Përgjithshme, të hapet hetim për partitë politike. Zyrtarisht e kam dërguar nga BDI. Pse a kujton që aq lehtë është të bëhet vetingu, jo nuk është aq lehtë, se edhe unë kam pas vështirësi brenda BDI-së, që nuk e kanë dashur. Por ama pikërisht është vetingu dhe hapja e hetimeve për prejardhjen e pasurisë të funksionarëve, që sot nuk janë ca në BDI, se e kanë parë që e kam përnime këtë punë. Gjithçka mund të harrohet, hajduti kurrë nuk harrohet”, deklaroi Ahmeti. (Tv21)

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Shkurt, 2025 17:58
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media