Zgjebja, janë regjistruar 26 raste, 16 prej tyre në Shkup!

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Shkurt, 2025 23:14

Zgjebja, janë regjistruar 26 raste, 16 prej tyre në Shkup!

Në janar të këtij viti janë regjistruar 26 raste të zgjebes, prej të cilave 16 në Shkup. Rastet nuk kanë qenë të lidhura mes vete, pra sëmundja nuk është paraqitur në formë epidemike.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik , vitin e kaluar është vërejtur një rritje e numrit të të prekurve nga zgjebja, me 493 raste të regjistruara, krahasuar me vitin 2023 kur kishte 337 raste. Numri më i madh i të prekurve në vitin 2024 është regjistruar në Shkup (182 raste), Kumanovë (108 raste) dhe Gostivar (101 raste).

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Shkurt, 2025 23:14