Dr.Taulant Pollozhani zgjidhet i pari i FRASH-it në Strugë

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Shkurt, 2025 21:53 Përditësuar

Dr.Taulant Pollozhani zgjidhet i pari i FRASH-it në Strugë

“Jam i lumtur që në Strugë sonte në një sallë të mbushur plot e përplot u zgjodh kryetar i FRASH-it Dr.Taulant Pollozhani. Më të Mirët? Bash në FRASH”, ky është urimi i liderit të Aleancës për Shqiptarët – ASH pas kuvendit zgjedhor në FRASH në degën e kësaj partie në Strugë, shkruan Flaka Media.

Në kuvendin zgjedhor të FRASH, dega në Strugë me këtë rast u zgjodh edhe kryesia e këtij forumi, sa kaq, të pranishëm ishin drejtues të partisë, deputeti i zonës, zyrtar shtetëror, drejtues të FRASH-it dhe Forumit të Gruas në nivel republikan.

Sakaq, Në kuadër të riorganizimit të Asamblesë së Gruas në Aleancës për Shqiptarët, krahu i Taravarit, mbrëmë në Çair, Teuta Ramadani është zgjedhur me shumicë votash për kryetare të degës së Asamblesë së Gruas së ASH-së në Çair, shkruan Top24

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari përmes një postimi ka uruar zgjedhjen e Ramadanit duke i uruar sukses në menaxhimin e degës së asamblesë së gruas së ASH-së, në Çair. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Shkurt, 2025 21:53 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media