​Humbja e Arsenalit i jep fund ëndrrave për titull

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Shkurt, 2025 22:01

​Humbja e Arsenalit i jep fund ëndrrave për titull

Arsenali pësoi një humbje të papritur sot ndaj West Ham United në “Emirates”.

Jarrod Bowen shënoi golin e fitores së madhe për mysafirët në minutën e 44-të.

Myles Lewis-Skelly bëri një gabim në fund të lojës dhe fitoi një karton të kuq direkt në minutën e 73-të.

Pas kësaj fitoreje, West Ham United ka 30 pik në pozitën e 16-të. Skuadra e Mikel Arteta tani ka 53 pikë në vendin e dytë, tetë pas liderit Liverpool.

Në ndeshjet e tjera, Tottenham mposhti Ipswich si mysafir me rezultat 4:1, Wolves festoi në udhëtim ndaj Bournemouth me rezultat 1:0, Brighton shënoi gjithashtu fitore bindëse kundër Southampton me rezultat 4:0, ndërsa Crystal Palace mposhti Fulham – 2:0.

Sonte luajnë edhe Aston Villa dhe Chelsea. Xhiroja e 26-të e Premier ligës përmbyllet nesër me duelet Newcastle-Nottingham Forest dhe Manchester City-Liverpool.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Shkurt, 2025 22:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media