Taravari: Pajsisje moderne në Klinikën Universitare “Shën Naumi Ohrit”

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Shkurt, 2025 16:59

Taravari: Pajsisje moderne në Klinikën Universitare “Shën Naumi Ohrit”

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka njoftuar për instalimin e një pajisjeje të re moderne në Klinikën Universitare për Sëmundje Kirurgjikale “Shën Naum Ohrit”.

Taravari ka njoftuar se pajisja e re përmban një kullë endoskopike, e cila do të mundësojë kryerjen e rreth 100 ndërhyrjeve laparoskopike dhe 350 ndërhyrjeve endoskopike në vit, për trajtimin e gjendjeve të ndryshme urologjike.

“Për më tepër, është instaluar edhe një lazer kirurgjik i ri Tulium, i cili do të përdoret për trajtimin e kalkulozës, një ndërhyrje që do të ndihmojë në përmirësimin e shërbimeve urologjike në vend”, ka shkruar Taravari. LINK

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Shkurt, 2025 16:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media