Kocevski ka humbur legjitimitetin dhe kredibilitetin, duhet të largohet, thotë Fetai

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Shkurt, 2025 18:26

Kocevski ka humbur legjitimitetin dhe kredibilitetin, duhet të largohet, thotë Fetai

Lidhur me nismën e sotme të Qeverisë për shkarkimin e kryeprokurorit Kocevski ka reaguar Zëvendëskryeministri Arben Fetai duke theksuar se Prokurori Republikan e ka humbur legjitimitetin dhe kredibilitetin dhe se ai duhet të largohet menjëherë. Përmes një postimi në Facebook, Fetai ka nënvizuar rëndësinë e sundimit të ligjit dhe integritetit të institucioneve si thelbësore për një shoqëri demokratike.

Ndryshe në seancën e sotme, Qeveria ka shqyrtuar propozimin për shkarkimin e Prokurorit Republikan, Lupço Kocevski, për shkak të shkeljeve të rënda profesionale në menaxhimin e Prokurorisë Publike.

Sipas vendimit, disa nga arsyet kryesore për këtë propozim janë:
– Keqmenaxhimi i Prokurorisë Publike
– Shkelja e obligimit për ruajtjen e fshehtësisë së procedurave
– Cenimi i reputacionit të institucionit dhe integritetit personal të prokurorit

Vendimi për shkarkim do t’i dorëzohet Këshillit të Prokurorëve dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për procedurat e mëtejshme. Në ditët në vijim priten zhvillime të mëtejshme mbi këtë çështje.

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Shkurt, 2025 18:26
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media